Enterieri

interiorsite1

Detaje rreth enterierit

Objekti banesor përbëhet prej dy blloqeve: Lamela-1 dhe Lamela-2 me dizajn arkitektonik, hapësira të jashtme gjelbëruese, lokale afariste, vendparkime nëntokësore – garazhe.
Fasada: Labi Invest përdor tullën e kuqe për fasadë. Kjo fasadë e punuar me tullë të kuqe ka izolim termik-akustik dhe është fasadë e përjetshme.
Dyert e hyrjes të blinduara italiane, të mbrendshmet të rrafshta sllovene.
Dritaret plastike të PVC-së gjermane me qelqin termopan.
Parketi është nga bungu.
Instalimi i ujit nga “REHAU” Gjermane.
Ngrohja qendrore: “REHAU” Gjermane.
Ashensori: “Kleemann” për 10 persona me dimensione 2×1, 20m.
Telefon/Internet: Çdo banesë e pajisur me internet, telefon dhe kabllor.
Hyrja e pajisur me interfon komunikimi
E veçanta e këtij objekti është se ky objekt është në monitorimin e kamerave 24 orë në ditë